Si të merresh me tundimin
14. nëntor e shtunë
“Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor” 1 Korintasve 10:13
Duhet të përballesh me tundimin në të njëjtën mënyrë si do të përballeshe me barërat e këqija në një kopsht. Nuk mund t’u presësh vetëm majat barërave të këqija, sepse pas disa ditësh ato do të rriten përsëri. Në të njëjtën mënyrë, të thuash “thjesht do të ndaloj së mëkatuari” trajton vetëm anën e jashtme. Një tjetër mundësi është t’i kositësh barërat deri në fund, duke prerë filizat. Tani kopshti duket i pastër dhe pa barëra për një kohë, por nuk mbetet i tillë për shumë gjatë. E vetmja mënyrë efektive për t’u përballur me tundimin është ta trajtosh në rrënjë. Bibla thotë: “Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t'ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t'ju japë dhe rrugëdalje, që ju të mund ta përballoni.”
Cila është “rrugëdalja” e Perëndisë për ty? Të jetosh në Fjalën e Tij dhe të lejosh që Fjala e Tij të jetojë në ty. Satani e tundoi Jezusin tri herë në shkretëtirë, por Jezusi e mposhti atë. Si? Tri herë Ai u përgjigj: “Është e shkruar.” Ti duhet të njohësh dhe të përdorësh Fjalën e Perëndisë në përballjet e tua me tundimin. Fusha e betejës është në mendjen tënde. Kjo është arsyeja pse Pali tha: “Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë” (Kolosianëve 3:2). Kjo është arsyeja pse ai u shkroi filipianëve të krishterë: “Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni” (Filipianëve 4:8).

