Të ecim në Frymë
3. tetor e premte

“Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim” Galatasve 5:25

Bibla thotë: “Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim”. Kur përpiqesh t’i kuptosh gjërat shpiërtërore me mendjen tënde natyrore, dalin probleme. Ti krahasosh gjërat frymërore me ato natyrore i bën gjërat e Perëndisë të duken si marrëzi (shiko 1 Korintasve 2:14). Pali thotë: “Po Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së tij, sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë” (vargu 10). Dhe Ai na i zbulon ato në mënyra të ndryshme. Autori Jon Walker ka thënë: “Të bëhesh një me Jezusin do të thotë të zhvillosh një mprehtësi shpirtërore dhe të pranosh ato gjëra nga Fryma që ndonjëherë duken si jo llogjike.

Perëndia na flet në mënyra të ndryshme. Ja tre prej tyre që t’i vësh re: 1) Shenjat për të ndaluar: Këto janë shenja paralajmërimi për të mos shkuar diku. Një qen që unë kam patur më ndihmoi ta kuptoja këtë. Ai ishte mësuar të ishte i lidhur me zinxhir dhe kur e çoja tek fusha e komshiut për të vrapuar, thjesht i thosha ‘jo’ kur nuk duhet të shkonte diku. Qeni nuk kishte bërë asgjë të gabuar dhe paralajmërimi im nuk ishte qortim; ishte një paralajmërim për mbrojtjen e tij. 2) Shtyrjet: Një shtyrje e Frymës mund të të paralajmërojë për rrezikun që ke përpara…një shenjë nga Fryma e shenjtë për të mbrojtur zemrën tënde. Një herë, një mik i imi po shkonte drejt semaforit jeshil kur papritur ndjeu se duhet t’i shtypte frenat menjëherë. Kështu ai e bëri – në momentin kur një kamion kaloi me dritë të kuqe! Nëse nuk do të kishte qënë për bindjen e tij të menjëhershme, ai do të kishte vdekur. 3) Mbyllja e gojës. Kur jemi duke biseduar, Perëndia shpesh na paralajmëron kur i afrohemi një teme të mëkatshme, një komenti të padrejtë ose një thashethemi. Dhe kur Perëndia të thotë “mjaft” – pusho!”.