Foli mbrapsht gjigantit tënd
21. shtator e hënë
“Kurse unë po të dal në emër të Zotit të ushtrive” 1 Samuelit 17:45
Goliathi ishte shumë më i madh se Davidi. Por Davidi e pa Goliathin me sytë e Perëndisë së tij të gjithfuqishëm, i cili qëndron lart, shikon poshtë dhe triumfon mbi gjithçka. “Ti po më vjen me shpatë, me shtizë dhe me ushtë; kurse unë po të dal në emër të Zotit të ushtërive, Perëndisë të ushtrisë së Izraelit që ti ke fyer.”
Frikësimi është një nga armët e preferuara të Satanit. Ai të bën ta mendosh veten në një gjendje frike. Një ditë, personazhi i filmit për fëmijë, Charlie Broën, po hante në shkollë dhe i rrëfeu mikut të tij Linus se nuk ndihej i mjaftueshëm për t’i folur një vajze të caktuar: “Nuk mund t’i flas asaj vajze me flokë të kuq, sepse ajo është diçka dhe unë jam asgjë. Nëse unë do të isha diçka dhe ajo asgjë, mund t’i flisja; ose nëse ajo do të ishte diçka dhe unë gjithashtu, atëherë mund t’i flisja; ose nëse ajo është asgjë dhe unë gjithashtu, mund t’i flisja. Por ajo është diçka dhe unë jam asgjë, prandaj nuk mund t’i flas.” Linus i përgjigj: “Për një asgjë, Charlie Broën, ti je vërtet diçka!”
Charlie Broën e kishte lejuar bukurinë e vajzës me flokë të kuq ta frikësonte dhe ta bënte të padukshëm. Si fëmijë i tij i shpenguar, Perëndia mendon se ti je vërtet diçka. Davidi tha: “Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit” (Psalmi 107:2). Dhe për shkak se fjalët e Davidit përputheshin me Fjalën e Perëndisë dhe planin e Tij, Goliathi u ndalua. Prandaj, cilido qoftë “gjiganti” me të cilin po përballesh sot, qëndro përballë tij dhe shpall: “Ti po shkatërrohesh në emër të Zotit!”.

