Duke gjetur vetë-vlerësimin
19. prill e premte

“Ai do të të japë gjithçka që të nevojitet” Mateu 6:33 NLT

Kur ti lexon Fjalën e Perëndisë, ti zbulon se si ndjehet Ai për ty. Si rrjedhojë, kujtimet e tua fillojnë të shërohen, vetë-vlerësimi yt ripërtërihet dhe ti ndalon së tregtuari me një vetë-imazh të zhvlerësuar. Kur kjo ndodh, ti nuk beson më se “shoqëria e dikujt tjetër është më e preferuar se sa e imja”. Në një sondazh me çifte të supozuar të lumtur, mbi 50 përqind thanë se ata nuk do të martoheshin me të njëjtin person sërish. Pse? Sepse përgjigja ndaj vetmisë nuk janë njerëzit; por është qëllimi!

Apostulli Gjon ishte një i burgosur në ishullin e Patmosit kur Perëndia i tregoi Atij lavditë e qiellit dhe ai shkroi librin e Zbulesës. Pali ishte vetëm në një qeli romake kur ai shkroi gjysmën e Dhjatës së Re. Perëndia bëri disa nga punët e Tij më të mira kur Ai ishte vetëm pa asnjë që ta duartrokiste Atë, kështu që Ai lavdëroi Veten e Tij duke thënë: “Është shumë mirë” (Zanafilla 1:31 KJV). A mund ta bësh ti këtë? Është mirë kur të tjerët flasin mirë për ty, por kur ti flet mirë për veten tënde, kjo reflekton mendimin tënd për veten – dhe ky është ai me të cilin ti jeton çdo ditë.

Tre brohoritje për ata, largimi i të cilëve na mësoi si të jemi vetëm dhe ta shijojmë atë! Diku përtej vetmisë ekziston një kënaqësi e lindur prej nevojës. Kur mundësitë e tua mbyllen në fushën natyrore, ti gjen dyer që hapen në fushën frymërore. Prandaj, puno për ta thelluar marrëdhënien tënde me Perëndinë. Ndërsa e bën, ti do të gjesh gëzim dhe gjithashtu do të zhvillosh cilësi që të bëjnë tërheqës ndaj njerëzve të duhur. Kjo është arsyeja pse Jezusi tha se kur ti “kërkon më së pari Mbretërinë e Perëndisë përmbi çdo gjë tjetër dhe jeton me drejtësi … Ai do të të japë gjithçka që të nevojitet”— përfshi edhe vetë-vlerësimin.