Dhënie e nxitur
15. nëntor e diel

“Dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën” 1 Gjonit 4:18

Tani le të shohim “dhënien e nxitur”. Herë pas here, Perëndia do të të nxisë të bësh një dhuratë të veçantë. Perëndia përdor këto nxitje për të të komunikuar se ti je në një pozicion unik për të përmbushur nevojat e mbretërisë së Tij. Ndërsa ecën në jetë, Perëndia vazhdimisht të sjell përballë njerëz me nevoja. Ndonjëherë është një nevojë shpirtërore; herë të tjera është një nevojë fizike. Ndonjëherë ti je ai që ke nevojë dhe herë të tjera ti je ai që jep atë që nevojitet. Kështu funksionon kisha. Si kujdestarë, ne kemi privilegjin të ndërveprojmë me Atin tonë qiellor dhe t’u shërbejmë nevojave të fëmijëve të Tij në botë. Pa elementin e nxitjes, dhënia jote mund të bëhet shumë e ftohtë dhe e llogaritur. Nxitjet janë pulsi në trupin e kishës.  

Tek 1 Gjonit 3:17 ne lexojmë: “Dhe nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë?”. Perëndia përdor nevojat e të tjerëve si mundësi për të shfaqur dashurinë e Tij të gjallë në ne. Dhe shpesh këto mundësi zbulohen përmes nxitjeve të veçanta që shkojnë përtej dhënies sonë të zakonshme. Ndoshta po mendon: “Nuk mund ta përballoj këtë.” Përfshije Perëndinë në ekuacion! Jo vetëm që Ai mund të të përdorë për të përmbushur nevojat e të tjerëve, por Ai mund edhe të shumëfishojë farën e bujarisë që ke mbjellë, duke e kthyer atë në të korrën që të nevojitet ty. Kur kjo ndodh, frika jote do të ketë gjetur kundërshtarin e vet, sepse “dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën”.