Sekreti për t’i mbijetuar kohëve të vështira
12. Qershor E Shtunë

‘Asgjë nuk është më e mrekullueshme se sa të njohësh Krishtin’ Filipianëve 3:8 CEV

Sekreti për t’i mbijetuar kohëve të vështira nuk gjendet në çfarë që ti di, por se njeh ti. Ti thua: ‘Tani për tani, unë kam më shumë probleme se sa Jobi’. Epo, kur fundi doli nga bota e Jobit, ai tha: ‘ Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari. Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar; nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit’ (Jobi 23:10-12 NIV).

As jeta e Palit nuk ishte një piknik: ‘Në udhëtime të shpeshta në rreziqe lumenjsh, në rreziqe kusarësh, në rrezik nga ana e bashkëtdhetarëve, rreziqe nga ana johebrenjve, rreziqe në qytet, rreziqe në shkretëtirë, rreziqe në det, rreziqe midis vëllezërve të rremë, në lodhje e në mundim, në netët pa gjumë, në uri e në etje, shpesh herë në agjërime, në të ftohtë dhe në të zhveshur. Përveç këtyre gjërave të jashtme, ajo që më mundon çdo ditë është kujdesja për të gjitha kishat’ (2 Korintasve 11:26-28 NIV, UK). Duke e lexuar këtë listë, na shtyn të ngrejmë pyetjen: ‘Si ja doli mbanë ai?’.

Pali e dinte sekretin për t’i mbijetuar kohëve të vështira. Cili është ai? Ai i lejoi problemet e tij që ta çonin më pranë Zotit: ‘Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë.  Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë’ (2 Korintasve 12:9-10 NIV). A e do atë që kishte Jobi dhe Pali? Atëherë afroju Zotit – ky është sekreti!