Nevoja për lidhje (3)
3. Tetor E Hënë

“Jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri tjetrit” Romakëve 12:5 MSG

Pali shkruan: “Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtin funksion, kështu edhe ne, megjithëse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njër- tjetrit. Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit; nëse kemi shërbim, le t'i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit; dhe ai që nxit, le t'i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t'i bëjë me gëzim” (vargjet 4-8 MSG).

Trishtimi shpesh mund të fillojë me mungesën e një lidhjeje. Nuk ka të bëjë me mospasjen e një telefoni me shumë numra në të; ka të bëjë me ndarjen e jetës tënde me ata që jetojnë për qëllime më të mëdha se vetja. Ku duhet të nisësh? Duke takuar një njeri të vetmuar e të harruar në azilin më të afërt. Duke u bërë vullnetar për të punuar në një bankë ushqimesh një herë në javë. Duke i thënë pastorit tënd: “Të lutem më jep një punë ku mund të ndihmoj të tjerët”. Këto janë hapa të vegjël, por do të mahnitesh se si ato e pasurojnë jetën tënde.