Ji një dishepull i Jezusit
25. prill e enjte

“Për të parën herë në Antioki, dishepujt u quajtën të Krishterë” Veprat 11:26 NKJV

A e dije se fjala “dishepull” ndeshet 269 herë në Dhjatën e Re, ndërsa fjala “i krishterë” gjendet vetëm tre herë? Fjala “i krishterë” u prezantua së pari për të përshkruar se cilët ishin dishepuj të Jezus Krishtit! Dallas Willard përdor ilustrimin e automobilit: “Dishepulli i Jezusit nuk është modeli luksoz i të krishterit – veçanërisht i mbushur, me përmbajtje, i drejtuar dhe i fuqizuar për korsinë e shpejtë në rrugën e drejtë dhe të ngushtë. Ai ose ajo qëndron në faqet e Dhjatës së Re si niveli i parë i transportit bazë në Mbretërinë e Perëndisë”. Të bëhesh një i krishterë është vepër e momentit; ajo ndodh kur ti e vendos besimin tënd në Krishtin. Por të bëhesh një dishepull është puna e një jete të tërë; ajo kërkon mohimin e vetes dhe t’i thuash ‘po’ vullnetit të Perëndisë çdo ditë të jetës tënde.

Çfarë do të thotë të jesh një dishepull i Jezusit? Tre gjëra:

  1. Të dëgjosh Atë dhe të mësosh. Kjo kërkon leximin, studimin, mësimin përmendësh, verbalizimin dhe zbatimin e të vërtetave të mësuara në Shkrime në jetën tënde çdo ditë.
  2. Ta ndjekësh Atë kudo që Ai të drejton. Kjo mund të kërkojë për ndryshimin e planeve të tua, të humbasësh disa prej marrëdhënieve të tua dhe t’i japësh Atij akses në gjërat në të cilat ti dëshiron të mbahesh.
  3. Të jesh i përkushtuar ndaj Tij. Një ditë, Jezusi i tha Pjetrit: “A më do ti mua më shumë se këta?” (Gjoni 21:15 NKJV). Vër re fjalën “më shumë”. Të jesh një dishepull do të thotë ta duash Jezusin më shumë se kushdo ose çdo gjë tjetër. Dhe është jeta më shpërblyese që ti mund të jetosh!