Ta shohësh veten përmes syve të Perëndisë (2)
9. tetor e enjte

“Dhe ju keni marrë plotësinë në të” Kolosianve 2:10

Një autor i krishterë shkruan: “Po sikur kudo që të shkoje, të takoje dikë e cila nuk të pëlqen? Ti shkon në një festë dhe të duhet të durosh bisedën dhe mendimet e saj të vazhdueshme. Shkon në kishë dhe ajo është ulur ngjitur me ty…ajo është në tavolinën e ngrënies…është kudo! Tingëllon shumë keq, por kjo është situata në të cilën gjendesh kur nuk të pëlqen vetja, sepse e merr me vete kudo që shkon. Nuk mund të largohesh dot nga vetja, as për një sekondë, ndaj do të kesh një jetë të trishtë nëse nuk të pëlqen prania jote.

Edhe pse nuk ka kuptim të jetosh në këtë mënyrë, shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë veten e tyre. Ata mund të mos e kuptojnë, por pak kërkim brendësor i shpirtit e zbulon faktin tragjik se ata e kanë mohuar veten dhe në disa raste, e urrejnë veten e tyre. Habitem se sa pak njerëz janë me të vërtetë në paqe me vetveten. Ndërsa të tjerët, i kanë shpallur luftë vetes. Perëndia do që ti ta duash veten, jo në një mënyrë të gabuar egoiste ose krenare, por në një mënyrë të shëndetshme që vërtet e kupton se sa i  veçantë ti je për Të. Ndërsa fillon ta shohësh veten siç të sheh Perëndia, ti jo vetëm që do ta duash veten, por do të kesh kurajo dhe besim për të qënë një shtysë e fuqishme për të mirën në botë”.

Dikush ka thënë se vetëm se askush nuk ka patur fatin të kuptojë se çfarë miniere ari ti je, nuk do të thotë se ti shkëlqen më pak. Vetëm se askush nuk ka qënë i zgjuar mjaftueshëm për ta kuptuar se ty nuk ta kalon dot njeri, nuk të ndalon ty të jesh më i miri. Vetëm se askush nuk ka ardhur për të ndarë jetën e tij me ty, nuk do të thotë se dita nuk po vjen…Vazhdo të shkëlqesh, të vraposh, të shpresosh, të lutesh…vazhdo të jesh ai që je.