Ti mund të kthehesh në normalitet
1. Gusht E Shtunë

“Ndiqe…arrije…rimerr gjithçka” 1 Samuelit 30:8 NKJV

A je duke luftuar me një zakon kokëfortë si p.sh. droga apo alkooli? Kumari? Mbingrënia? Pornografia? Ja ku ke një lajm të mirë: Jezusi tha se Ai erdhi “që të burgosurit të  çlirohen” (Luka 4:18 NLT). Ti mund ta marrësh veten. Ti mund ta rimarrësh atë që ke humbur ose diçka edhe më të mirë. Por si? Duke bërë dy gjëra që Davidi bëri kur amalekitët i shkatërruan shtëpinë dhe i robëruan familjen e tij: (1) Ai iu drejtua Perëndisë për forcë. “Por Davidi u forcua tek Zoti, Perëndia i tij” (1 Samuelit 30:6 NKJV). Përballu me të; nëse do të kishe mundur ta zgjidhje vetë problemin, ti tashmë do ta kishe bërë. Të pranosh se je i pafuqishëm është hapi i parë drejt fitores. Por të pranosh nuk është e njëjta gjë si të jepesh në mposhtje dhe dëshpërim. Ajo nënkupton që ti nuk mundesh, por Perëndia mundet dhe Ai do ta bëjë kur ti të nënshtrohesh tek Ai. (2) Ai iu drejtua Perëndisë për një strategji. “Kështu Davidi u këshillua me Zotin dhe e pyeti: ‘A duhet ta ndjek këtë bandë? Do ta arrij?’. Zoti iu përgjegj: ‘Ndiqe, sepse do ta arrish me siguri dhe do të rimarrësh pa tjetër çdo gjë’” (v. 8 NKJV). Vëre fjalën “ndiqe”. Davidi ishte i papajtueshëm; ai nuk ndaloi derisa rimori gjithçka që armiku kishte vjedhur prej tij. Dhe ky duhet të jetë edhe qëndrimi yt. Ti thua: “Por unë kam dështuar shumë shpesh”. Bibla thotë: “Sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet” (Fjalët e Urta 24:16 NIV). Ti thua: “Si mund të jem i drejtë në sytë e Perëndisë dhe të vazhdoj të dështoj?”. Kjo ndodh sepse drejtësia jote nuk fitohet prej asaj që ti përmbush, por ajo transferohet tek ti nëpërmjet asaj që Krishti përmbushi në kryq (Shiko 2 Korintasve 5:21). Të diturit e kësaj gjëje të jep ty besimin dhe guximin për të “ndjekur...arritur...rimarrë gjithçka”—dhe të kthehesh në normalitet.