Vazhdo të lutesh dhe të besosh (2)
3. Gusht E Hënë

“Vazhdoni të kërkoni dhe do t’ju jepet” Mateu 7:7 AMP

Vëre këto tre gjëra: (1) Jezusi nuk tha kurrë se të ndjekurit e Tij do të ishte e lehtë. “Në botë do të keni mundime” (Gjoni 16:33 NKJV). Prandaj, kur ti përpiqesh të bësh gjëra të mëdha për Perëndinë, prit vështirësi – dhe vonesa. Kur skuadrat e ndërtimit punojnë në një rrugë, ata shpesh vendosin një tabelë: “DO TË KETË VONESA”. Ecja me besim është plot me shenja të tilla. Abrahami dhe Sarah pritën njëzet e pesë vite që Isaku të lindte, prandaj, përse mendon se përgjigjia jote duhet të jetë e menjëhershme. (2) Ti duhet të ruash që të marrësh. Pritja është një koncept i parehatshëm për ne. Ne jemi mësuar që të marrim gjithçka “në moment”. Nëse dikush na thotë që të presim, ne gjejmë një aplikacion në telefonin tonë dhe e shpejtojmë procesin. Por nuk ka rrugë të shkurtra kur vjen puna tek këmbëngulja. Ndonjëherë besimi është i dhimbshëm, sepse Perëndia po e zgjeron kapacitetin tënd për të marrë. Prandaj, ngul këmbë përmes dhimbjes - ka fitim në anën tjetër! “Vazhdoni të kërkoni dhe do t’ju jepet”. (3) Rezultati përfundimtar i besimit është një territor më i madh. Dy herë pasi Isaku gërrmoi dhe hapi një pus, filistinët pretenduan për ujin. Por kur ai gërrmoi për herë të tretë, konflikti u ndal dhe ai e quajti atë pus të ri Rehoboth, që do të thotë “një vend i gjerë” (Shiko Zanafilla 26:18-22). Isaku vazhdoi të gërrmonte dhe kur uji doli, ai deklaroi: “Tani Zoti na ka vënë larg dhe ne do të kemi mbarësi në këtë vend” (v. 22 NAS). Dhe mësimi që Isaku mori është ende pjesë e kurrikulimit të besimit tonë. Ne duhet ta shtrijmë besimin tonë aq sa nuk mund të shtrihet më dhe ne duhet të lutemi përtej vonesës.