Ndalo së “dramatizuari!”
16. Tetor E Premte

“Mos u shqetësoni” Mateu 6:31 NIV

Pavarësisht se çfarë ndodh në jetë, përpiqu që t’i mbash gjërat në perspektivën e duhur. Kur nuk e bën, ti përfundon duke i parë problemet e vegjël si probleme të mëdha. Ose bën të kundërtën, i trajton situatat domethënëse si ‘të parëndësishme’. Secila prej këtyre prirjeve: “dramatizimi” ose “minimizimi” të çojnë në probleme. Prandaj bëj më të mirën për t’i parë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë dhe mos i lejo ato që të dalin jashtë përmasave reale. Zhvillo zakonin e të vështruarit të pamjes së madhe, në vend që të qëndrosh në atë çështje që po të mërzit. Të mendosh së tepërmi për problemet e tua i bën ato të duken shumë më të mëdha se sa janë në të vërtetë. Kur të përballesh me një situatë që të mërzit, merru së pari me panikun përpara se të përpiqesh të merresh me problemin. Ulu në qetësi, qetësoje veten dhe merr kohë që qëllimisht të kujtosh gjërat e mira që gjithashtu i shijon. E vërteta është, që shqetësimi nuk ikën kurrë. Kur ti zgjidh një çështje, një tjetër po pret që t’ja zerë vendin. Ky është një fakt i jetës; ti nuk mund ta ndryshosh. Prandaj, çfarë duhet të bësh? Ndrysho këndvështrimin tënd! Në vend që të fokusohesh tek shqetësimet, vendos faktorin Perëndi në ekuacion. A të ka lënë në baltë ndonjëherë Ai? Jo dhe kurrë nuk do ta bëjë! Hiri i Perëndisë që të ka mbajtur dhe të ka sjellë deri këtu përmes situatave të fundit shqetësuese do të jetë me ty në këtë të fundit – dhe me tjetrin! Vëre atë që Jezusi thotë për gjërat për të cilat ne shqetësohemi më shumë: “Mos u shqetësoni, pra duke thënë: "Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi?”. Sepse janë paganët ata që kërkojnë të gjitha këto gjëra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra. Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen” (v. 31-33 NKJV).