Mëso të thuash ‘po’ ose ‘jo’
13. Janar E Mërkurë

‘Por fjala jote të jetë: Po, po; jo, jo’ Mateu 5:37 NLT

 

Negociuesit e mirë e kuptojnë që të flasësh shumë është një shenjë e pasigurisë dhe e dobësisë. Ndonjëherë fjala më e fuqishme në botë në çdo gjuhë është një ‘po’ ose ‘jo’ e thjeshtë, pa shpjegim apo shtjellim të mëtejshëm. Në fakt, shumica e vendimeve mbërrijnë në këtë pikë.

Për ta bërë këtë ti duhet të jesh në gjendje që t’i përgjigjesh tre pyetjeve:

1) A më takon vetëm mua marrja e këtij vendimi? Nëse ti je i vetmi vendim-marrës ose vendim-marrësi përfundimtar, mos hezito dhe mos u lëkund, merre vendimin. Dhe përpara se ta bësh, qëndro tek ky Shkrim: ‘Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet’ (Jakobi 1:5 NKJV).

2) Çfarë do të ndodhë nëse unë e anulloj marjen e këtij vendimi? Në shumicën e rasteve, gjërat ose do të bëhen më mirë ose do të bëhen më keq për një ose më shumë palë. Prandaj, peshoje me kujdes vendimin tënd duke kuptuar se ka të ngjarë të mbështetet në favor të peshës më të madhe të argumentit, dhe më pas vendos. Në këtë pikë, qëndro në Shkrimin: ‘Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua’ (Fjalët e Urta 3:5-6 NKJV).

3) A ka çdo vendim dimension moral dhe frymëror? Kur ti kompromenton bindjet e tua ose karakterin tënd për famë ose përfitim, ti përfundon në falimentim moral dhe frymëror. Prandaj, mbahu tek vlerat e tua, bazoji vendimet e tua tek ato dhe qëndro në Shkrim: ‘Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit’ (Fjalët e Urta  12:2 NKJV).