Mos u fikso me të ardhmen
15. Janar E Premte

‘Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet’ Mateu 6:34 TLB

 

Tregohet një histori për një orë që harxhoi shumë prej kohës së saj duke u shqetësuar për të ardhmen e saj, duke arsyetuar se ajo duhej të godiste dy herë në sekondë. ‘Sa mund të jetë kjo goditje?’, mendoi ora. Kështu ajo filloi të llogariste se ajo duhej të godiste 120 herë në minutë, që është 7,200 herë në çdo orë. Kjo nënkuptonte se në njëzet e katër orë ajo do të duhej të godiste 172,800 herë dhe 63,072,000 herë në vit. Në këtë kohë ora filloi të mbingarkohej dhe të djersinte shumë. Më në fund, ajo llogariti që në një periudhë prej dhjetë vitesh, asaj do i duhej të godiste 630,720,000 herë – dhe në atë moment ora u shemb përtokë duke pësuar një goditje nervore.

Psikologët pranojnë se rreth 95 përqind e gjithë shqetësimit tonë nuk ndodh kurrë. Po në lidhje me 5 përqindëshin tjetër? Katër nga pesë herë gjërat dalin për më mirë se sa është parashikuar, përfshi edhe shumë bekime të drejtpërdrejta! Në fund, vetëm 1 përqind e gjithë së keqes që kemi menduar mund të ndodhë në të vërtetë dhe prej kësaj rrallë herë do të jetë po aq keq sa ne kemi pasur frikë. Kjo është arsyeja pse Jezusi tha: ‘Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet’.

Apostulli Pjetër na jep këndvështrimin e duhur për të jetuar në këto fjalë: ‘Dhe gjithë merakun tuaj [gjithë ankthet tuaja, gjithë shqetësimet tuaja, gjithë meraqet tuaja, një herë e mirë] hidheni mbi Të, sepse ai merakoset për ju’ (1 Pjetrit 5:7 AMPC). Prandaj, fjala për ty sot është – mos u fikso me të ardhmen.