Perëndia i mundësive të dyta
23. shtator e mërkurë
“Nisu dhe sulmo Ain” Jozueu 8:1
Pas një disfate poshtëruese, Perëndia i dha Jozueut një mundësi të dytë për fitore: “Nisu dhe sulmo Ain. Shiko, unë po të jap në dorë mbretin e Ait, popullin e tij, qytetin e tij dhe vendin e tij.” Mbret i Ait, ende krenar nga fitorja e parë, u nis për fitore të dytë. Ai marshoi drejt Jozueut, duke e lënë qytetin të pambrojtur. Njësia elitare e Jozueut sulmoi dhe i vuri zjarrin qytetit. Dhe Jozueu ndryshoi drejtimin, duke e kapur ushtrinë e Ait në mes. Fitorja ishte e plotë. Krahasoje këtë sulm me të parin: Në sulmin e parë, Jozueu u konsultua me spiunë; në të dytin, ai dëgjoi Perëndinë. Në të parin, qëndroi në shtëpi; në të dytin, udhëhoqi rrugën. Mesazhi? Perëndia i dha Jozueut një plan të ri — “Provoje përsëri, sipas mënyrës sime.” Dhe kur ai ndoqi strategjinë e Perëndisë, fitoreja ndodhi. Gjithmonë ndodh!
Ndoshta, si Jozueu, edhe ti ke përjetuar një disfate poshtëruese. Nëse po, ja dy gjëra që duhet të dish: (1) Mos hiq dorë nga Perëndia, sepse Ai nuk do të heqë dorë nga ti.
“I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia ynë që fal bujarisht” (Isaia 55:7). (2) Perëndia do të të japë një mundësi tjetër. Jonai iku nga thirrja e Perëndisë, por Perëndia nuk kishte mbaruar punë me të. “Fjala e Zotit iu drejtua Jonas për herë të dytë, duke thënë: ‘Çohu, shko në Ninive …’” (Jona 3:1–2). Dhe ai ashtu veproi. Dhe atë që Perëndia e bëri për Jozueun dhe Jonan , Ai do ta bëjë edhe për ty nëse do të kthehesh tek Ai.

