Të dish se në cilën stinë je
12. korrik e shtunë

“Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell” Predikuesi 3:

Qëllimi i jetës tënde është i lidhur me një kohë dhe stinë specifike. Me fjalë të tjera, do të ketë një fillim dhe një fund. Disa nga qëllimet e Perëndisë mund të përmbushen në një kohë të shkurtër, ndërsa disa të tjera kërkojnë gjithë jetën. Nuk do të jesh gjithmonë i aftë të bësh atë që po bën sot ose të paktën në sasinë që po e bën tani. Bibla na mëson: “Forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua” (Ligji i Përtërirë 33:25). Ja pse disa nga sportistët më të mirë të botës bëhen trajnerë.

Tre vëzhgime të rëndësishme: (1) Duhet të kuptosh dhe rrisësh stinën në të cilën je. (2) Kur një stinë të mbarojë, duhet të kalosh me dashamirësi tek tjetra. (3) Duhet të mësosh të shijosh cilëndo stinë në të cilën je. Ja një fenomen interesant: Elia ia kaloi mantelin e tij të fuqisë Eliseut, por nuk lexojmë gjëkundi që Eliseu t’ia ketë dhënë dikujt tjetër. Por kur Pali ia kaloi mantelin e tij Timoteut, nuk mbaroi aty. Pali i tha: “Dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, jepua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë” (2 Timoteut 2:2). Në vend që të vajtonte se i kishte mbaruar koha, Pali u gëzua duke ditur se Perëndia e ndihmoi të përmbushte detyrën e tij. “Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin. Pas kësaj më pret gati kurora e drejtësisë” (2 Timoteut 4:7-8). E vërteta është se, Perëndia të jep hir vetëm për stinën në të cilën je. Dhe kur stina të mbarojë dhe është koha për të ndryshuar, hiri largohet. Prandaj, ki mendjen dhe dallo se kur duhet të lëvizësh!