Përpiqu të jesh i hirshëm
4. Maj E Martë

‘Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë’ Predikuesi 10:12 NIV

Ezopi, autori i famshëm i fabulave, tha: ‘Asnjë akt mirësie, pavarësisht se sa i vogël është, nuk shkon kurrë dëm’. Siç shkruan edhe një pastor: ‘Të kushton të jesh i pasjellshëm, por të jesh i sjellshëm të shpërblen’. Tani, të jesh i sjellshëm nuk do të thotë që të tolerosh të gabuarën apo të refuzosh që të përballesh me një problem në mënyrë që të jesh i saktë politikisht. Ndonjëherë, ne duhet të përballemi. Por kjo duhet bërë gjithmonë në një mënyrë të hirshme.

Një mënyrë e të sjellurit e qetë do të shkojë shumë më larg sesa një koment i ashpër ose një ton i shëmtuar i zërit. Ti mund ta shprehësh mendimin tënd me mirësjellje, madje edhe me një sens humori. Mos ji si ai burri që po rinnte në rradhe për të blerë një biletë avioni. Kur arriti tek  shitësi, ai tha: ‘Dua të ble një biletë për në Nju Jork’. Agjenti i tha: ‘Pa problem, sa valixhe keni me vete?’. Pasagjeri iu përgjigj: ‘Unë kam tre’. Agjenti e pyeti: ‘A doni që t’i dërgoj të treja në Nju Jork?’. Burri iu përgjigj: ‘Jo, unë dua që të parën ta dërgoni në Feniks, të dytën në Siatëll dhe të tretën në Londër’. I hutuar, punonjësi e pa dhe i tha: ‘Më vjen keq, zotëri, por ne nuk mund ta bëjmë këtë gjë’. Burri buzëqeshi dhe i tha: “Nuk e kuptoj pse nuk mund ta bëni; kjo është ajo që bëtë javën e shkuar’.

Ti gjithmonë do e japësh mendimin tënd në mënyrë më efektive me një thikë gjalpi se sa me një thikë kasapi. Kujto: ‘Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë’. Nëse je serioz për të jetuar me anë të mësimeve të Fjalës së Perëndisë, sot, përpiqu që të jesh i hirshëm.