Pranoji gabimet dhe dobësitë e tua
18. shtator e enjte

“Rrëfeni fajet njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin, që të shëroheni” Jakobi 5:16

Ne të gjithë bëjmë gabime, paragjykojmë të tjerët dhe e dreqosim ndonjëherë. Jemi të gjithë njerëz. E vërteta është se gabimet janë një nga mënyrat më madhore se si ne mësojmë dhe bëhemi më të mençur. Por për shkak të frikës sonë ndaj të kritikuarit ose poshtërimit, ne shpesh herë përpiqemi t’i fshehim gabimet tona. E vetmja fatkeqësi që mund të vijë nga gabimet është nëse ti nuk mëson asgjë prej tyre. Kur nuk e pranon një gabim po bllokon rrugën drejt rritjes. Dëgjo fjalët e Zotit kur ai I këshilloi izraelitët që të mësonin nga gabimet e tyre: “Ti do t'u thuash atyre: "Kështu thotë Zoti: Në rast se dikush rrëzohet, a nuk ngrihet vallë? Në rast se dikush ndërron drejtimin, a nuk kthehet vallë?” (Jeremia 8:4).

Është çlirim për ty dhe frymëzim për të tjerët kur ti i pranon gabimet e tua pa u karakterizuar nga to ose pa dalë nga rruga për shkak të tyre. Rrethanat dhe njerëzit e tjerë mund t’i kenë ndikuar vendimet e tua, por në fund të fundit, secili prej nesh mban përgjegjësi për atë që bën. Kur ne bëjmë një gabim, vepra që bëjmë është – zgjedhja jonë. Mënyra më e mirë për t’u marrë me gabimin tënd është të mbash përgjegjësi të plotë, të mësosh prej tij, të vendosësh të mos e bësh më dhe të vazhdosh përpara. Në mënyrë interesante, njerëzit do të lidhen me ty më shumë dhe madje do të të respektojnë më shumë kur je i aftë të pranosh dobësitë e tua. Dhe i ndihmon ata të bëjnë të njëjtën gjë. Përulësia është një nga cilësitë që njerëzit nderojnë tek të tjerët; krenaria urrehet – edhe nga njerëzit krenarë.