Njihe veten
22. maj e premte
“Por me hirin e Perëndisë, jam ai që jam” 1 Korintasve 15:10
Kush je ti? Duket si një pyetje e thjeshtë, por shpesh është një nga më sfidueset për t'iu përgjigjur. Të dish kush je dhe çfarë përfaqëson, të jesh i vetëdijshëm se si perceptohesh nga të tjerët dhe si e prezanton veten në botë, është një nga aspektet më të rëndësishme të një jete të jetuar mirë. Kjo mund të quhet “marka jote personale”. Ajo që ti je përbëhet nga atribute që janë të pranishëm në çdo takim që ke me kolegët e punës, familjen ose miqtë. Mund t'i quash ato "rezultate", virtyte që i sjell në të gjitha ndërveprimet e tua shoqërore dhe të biznesit. Mund t'i marrësh rezultatet e tua si të mirëqena, por merr në konsideratë të shkruash deklaratën tënde personale të misionit.
Cili është qëllimi yt? Me çfarë merresh? Cili është vizioni yt? A e pasqyron vërtet jeta jote atë që është e rëndësishme për ty dhe mënyrën se si dëshiron që të tjerët të të shohin? Shumë shpesh, ti e jeton jetën tënde bazuar në atë që njerëzit përreth teje mendojnë se duhet të jesh ose të bësh. Ti ndjek rrugën që ke parë të tjerët të ndjekin, ose atë që media e përcakton si sukses. Përfundimisht, dhe ndonjëherë në mënyrë të çuditshme, mund ta gjesh veten të irrituar, të zemëruar dhe të zhgënjyer nga jeta. A ke dëgjuar ndonjëherë profesionistë të biznesit të ankohen për ngjitjen në majë të shkallës së korporatave, vetëm për të zbuluar se shkalla ishte mbështetur në ndërtesën e gabuar? Ata ishin aq të zënë duke ndjekur atë që mendonin se duhej të bënin, saqë nuk u ndalën kurrë për ta pyetur veten se çfarë donin vërtet të bënin. Ji si Pali: njihe veten, ndero ate që je dhe thuaj:
“Por me hirin e Perëndisë, jam ai që jam”.

