Perëndia nuk do të të braktisë kurrë
13. Shtator E Hënë

‘Të gjithë më lanë...por Zoti më ndenji pranë’ 2 Timoteut 4:16-17 NLT

 

Kur dikush që ti e do ndahet nga jeta, divorcohet ose të braktis, kjo të lëndon thellësisht. Madje as Pali nuk përjashtohej nga kjo gjë. Ja ku ke disa nga fjalët e tij të fundit: ‘(Timote) Përpiqu të vish shpejt tek unë, sepse Dema më la...Me mua është vetëm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë...Aleksandri, remtari, më bëri shumë të këqija...Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë...Por Zoti më ndenji pranë dhe më dha fuqi...dhe unë shpëtova nga goja e luanit. Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore’ (v. 9-18 NLT).

E vërteta është, se ti mund të mbijetosh pa të tjerët, por nuk mund të mbijetosh pa Perëndinë. Kjo është arsyeja pse Ai na i heq gjërat që na bëjnë të varur ndaj njerëzve. Ai dërgon individë të caktuar në jetën tënde për të të ndihmuar që të ndërtosh besimin tënd dhe të zhvillosh karakterin tënd dhe kur ata largohen, kjo ndodh për të të lënë me sigurinë që Perëndia ka gjithçka në kontroll. Humbja e njerëzve tanë të dashur: 1) zhvillon muskulin tënd frymëror; 2) vë në provë qëndrueshmërinë tënde; 3) të tregon qëllimin e fuqisë së Perëndisë.

Kur Moisiu vdiq dhe Jozueut iu dha përgjegjësia, Perëndia i tha atij: ‘Ashtu siç kam qenë me Moisiun, kështu do të jem me ty’ (Jozueu 1:5 NKJV). Kjo është diçka që Jozueu nuk do të kishte pasur kurrë mundësi që ta mësonte nëse Moisiu do të ishte ende vërdallë. Dhe ky është një mësim që nuk e mëson dot nëse i ke sytë tek dikush tjetër për përgjigjet e tua. Prandaj, kthehu tek Zoti. Lejoje atë që i tha stuhisë në Galile: ‘Pusho dhe fashitu!’ që t’i flasë paqe asaj gjëje që po të shqetëson sot.