Çështja për Perëndinë (4)
12. Janar E Mërkurë

‘Përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua’ Romakëve 1:21 NLT

Duke menduar për dizajnin e mahnitshëm të universit tonë, fizikanti dhe laureati i Nobelit, Arno Penzias, përpiqet ta shpjegojë atë në këtë mënyrë: ‘Astronomia na çon në një ngjarje unike, një univers---i krijuar prej asgjësë, një me ekuilibrin shumë delikat që nevojitet për të siguruar saktësisht kushtet e nevojshme për të lejuar jetën. Në mungesë të një aksidenti absurd të pamundur, vëzhgimet e shkencës moderne duket se sugjerojnë një një plan themelor, mund të thuhet, mbinatyror'. Biologu i Harvardit, Stephen Jay Gould, i përshkruan njerëzit si ‘një aksident i lavdishëm’ i evolucionit, të cilit iu nevojitën gjashtëdhjetë trilion ngjarje kontingjente. Kozmologët llogarisin se toka është 4.55 miliard vite e vjetër. Pra, për të realizuar ato gjashtëdhjetë trilion ngjarje do të nevojiteshin më shumë se tridhjetë e gjashtë ngjarje thelbësore në ditë për 4.55 miliardë vjet - vetëm për të marrë Homo sapiens. Dhe në mënyrë të përshtatshme, secila prej këtyre tridhjetë e gjashtë ngjarjeve të reja do të duhej të ndodhte në vendin e duhur, në kohën e duhur, në sekuencën e duhur. Dhe kjo nuk merr parasysh numrin astronomik të 'aksidenteve' të kërkuara për të formuar dhjetëra, ndoshta qindra mijëra ekosisteme individuale.  

Një individ e shprehu kështu: 'Do të kishte më shumë mundësi që të goditeshit nga rrufeja në momentin që do të fitonit llotarinë, ndërsa do jeni duke vdekur nga rrëzimi i një avioni të goditur prej një meteori’. Dr. Francis Collins, drejtor i ‘Projekti i Gjenomit Njerëzor’, duke qenë vetë një besimtar, e përshkruan eksplorimin e natyrës si ‘një mënyrë për kapur një grimcë të vogël të mendjes së Perëndisë’ dhe vëren: ‘E gjithë e vërteta është e vërteta e Perëndisë, dhe për këtë arsye Perëndia vështirë se mund të kërcënohet nga zbulimet shkencore’.

Perëndia është real dhe kur të kërkoni ndihmën e Tij, ju do ta merrni atë.