Ji zemërbutë (2)
16. Janar E Diel

‘Pranojeni atë që është i dobët në besim, pa e qortuar për mendimet’ Romakëve 14:1 NIV, UK

Kur dikush të mërzit ose të zhgënjen, Perëndia pret që ti të jesh i hirshëm kundrejt atij personi në vend që ta gjykosh atë. Bibla thotë: ‘Në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymërorë, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti’ (Galatasve 6:1 NIV). Ti thua: ‘Të tundohem, po si?’. Të tundohesh për të qenë gjykues ose ‘më i shenjtë se tjetri’. Ky është reagim i gabuar. ‘Pranojeni atë që është i dobët në besim, pa e qortuar për mendimet’. Në vend që të kritikosh gabimet e tyre, ti supozohet që t’i ndihmosh për të forcuar besimin e tyre.

Në momentin që ti nis e gjykon dikë tjetër, ti e hap veten për t’u sulmuar prej Satanit në fushat e tua ku je i dobët. Cili është reagimi yt ndaj njerëzve  kur ata i bëjnë lëmsh jetët e tyre? A thua: ‘Të thashë’ ose ‘E prisja këtë gjë të ndodhte’, ose ‘Mirë të të bëhet’, ose ‘Si u tregove kaq i marrë?’. Jezusi nuk e bëri këtë! Reagimi i Tij ndaj gruas që u kap në tradhëti bashkëshortore ishte plot me dhembshuri dhe ndjeshmëri. Ai e mbrojti atë publikisht, më pas e restauroi atë privatisht. Ai u tregua i hirshëm, jo gjykues.

Përse duhet të punosh që të mos jesh gjykues? Sepse kjo është mënyra se si Krishti të trajtoi ty. ‘Prandaj pranoni njëri-tjetrin, sikurse edhe Krishti na pranoi për lavdinë e Perëndisë’ (Romakëve 15:7 NIV). Perëndia duron shumë prej teje apo jo? Dhe nëse Ai duron paqëndrueshmërinë dhe dobësitë e tua, atëherë edhe ti mund të mësosh që të durosh dështimet e njerëzve. Sa herë që të tundohesh për të gjykuar një person tjetër, ndalo dhe kujtohu se sa shumë Perëndia të ka falur ty. Sa më shumë që ta dallosh hirin e Perëndisë ndaj teje, aq më i hirshëm do të jesh ndaj të tjerëve.