Ëngjëjt të ruajnë
20. dhjetor e shtunë

“Sepse Ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua” Psalmi 91:11

Një profesor universiteti një herë çoi një grup studentësh në Kinë për ekskursion. Disa ditë më vonë gjatë udhëtimit, profesori përjetoi dhimbje të mëdha në stomak dhe u çua me ambulancë në një klinikë aty afër. Ishte një qytet i vogël dhe stafi mjekësor vunë re se apandesiti i profesorit kishte plasur. Mpiksja po përhapej në trupin e tij, por meqë nuk kishte kirurgë, nuk mund të bënin shumë për të. Profesori kaloi spazma dhe i binte shpesh të fikët.

Ndërkohë, në Amerikë gjatë një shërbese kishe, babai i profesorit, një pastor, filloi të ndjente një ndjenjë të rëndë, të tejmadhe për të birinj. Ai i tha kishës: “Duhet të ndalojmë dhe të lutemi për djalin tim. Diçka nuk është mirë”. Në Kinë ishte ora dy e mëngjesit kur papritur një nga kirurgët më të famshëm të vendit hyri në klinikë – vetë kirurgu që udhëton me presidentin e Amerikës kur ai viziton Kinën. Stafi u mahnit kur e panë atë. “Kam ardhur për t’u marrë me Amerikanin”, tha kirurgu dhe e operoi duke i shpëtuar jetën profesorit. Ditën tjetër, kirurgu i tha profesorit: “Kush ishin ata dy burrat që dërgove në zyrën time dje?”. Profesori iu përgjigj: “Unë nuk dërgova njeri tek ty. Nuk njoh njeri këtu në Kinë”. Kirurgu tha: “E çuditshme, sepse ata thanë se ti ishe një njeri shumë i rëndësishëm dhe duhet të shkoja të të operoja menjëherë”. Fjala e Perëndisë thotë: “Sepse Ai do të urdhërojë Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.”