Ti i përket Perëndisë
22. Shtator E Enjte

“Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë” Efesianëve 2:19, MSG

“Duke e prishur armiqësinë në mishin e tij, ligjin e urdhërimeve të përftuar nga porosi, për të krijuar në vetvete nga dy një njeri të ri, duke bërë paqen, dhe për t'i pajtuar të dy me Perëndinë në një trup të vetëm me anë të kryqit, mbasi vrau armiqësinë në vetvete. Dhe ai erdhi për t'ju shpallur paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër, sepse përmes tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpër një Frymë të vetme. Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë, të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes, mbi të cilin gjithë ndërtesa, e lidhur mirë, rritet për të qenë një tempull i shenjtë në Zotin, në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë” (vargjet 15-21, MSG).

Nëse fëmijët e tu do të qëndronin jashtë shtëpisë tënde duke t’u lutur për t’i futur brenda, çfarë do të mendoje? A nuk do të thoshe: “Ejani brenda, ju jeni mishi dhe gjaku im. Unë ju dua, nuk ka nevojë të më përgjëroheni”? Perëndia po ndërton një shtëpi dhe ti je pjesë e saj. Perëndia është ati për të cilin ke shpresuar gjithmonë dhe ti je fëmija që Ai ka dashur gjithmonë. Nëse ke ndonjë dyshim për këtë, shiko kryqin; ja sa shumë të do Ai. Sot, ti i përket Perëndisë!