Ushqeje mendjen me gjëra të mira
23. Shtator E Premte

“Të kam mësuar në rrugën e diturisë” Fjalët e Urta 4:11 NKJV

Ndonjëherë i ushqejmë kafshët tona me gjëra të këqija – gjëra me të cilat nuk duhet t’i ushqejmë. Dhe kur gjërat e këqija futen në një kafshë, gjëra të këqija do të dalin nga kafsha. Ne e dimë këtë për kafshët tona, por e harrojmë kur vjen puna tek mendjet tona. Çdo ditë ne bombardohemi me mesazhe nga media, punëdhënësit, kolegët, njerëzit me të cilët dalim, librat, muzika – dhe formojmë mendimin tonë. Satani punon në dy mënyra. Në fillim, ai përpiqet të të ushqejë me gjëra si tundimi, depresioni dhe shqetësimi. Së dyti, ai përpiqet mos të të lejojë të dallosh se çfarë po fut në mendjen tënde. Një mendje e shëndetshme ushqehet me mendime të shëndetshme. Jezusi tha se Ai erdhi për të na dhënë “jetë...me bollëk” (shiko Gjoni 10:10).

Në vend që të kërkosh vazhdimisht për vlerësim ndaj vetes, paqe mendore, gëzim dhe lumturi, mendja jote mund të tejmbushet me këto gjëra. Por në fillim ti duhet të kesh vëmendjen tek gjërat në të cilat mendja jote është e përqëndruar. Jeremia tha: “Me të gjetur fjalët e tua, i përpiva; fjala jote ka qenë për mua gëzimi dhe gazi i zemrës sime” (Jeremia 15-16 NIV). Një nga dhuratat më të mëdha që Zoti na ka dhënë është Shkrimi – por ne shpesh e kthejmë atë në një barrë.  “A duhet ta lexoj Biblën çdo ditë me se s’bën?”. Kjo është pyetja e gabuar. Ti duhet të pyesësh: “Me çfarë mund ta ushqej mendjen time sot në mënyrë që të lulëzojë?”. Psalmisti tha, se kur gëzohesh në Fjalën e Zotit, ti do të lulëzoshë në gjithçka që bën (shiko Psalmin 1:1-3).

Në mënyrë që të kesh atë që shijojnë njerëzit e suskesshëm, ti duhet të jesh i susksesshëm në atë që njerëzit bëjnë. Dhe sipas psalmistit, njerëzit e suskesshëm gëzohen në Fjalën e Perëndisë ditë e natë.