Rëndësia e gjumit
8. Dhjetor E Enjte

“Pas kësaj unë u zgjova dhe vështrova dhe gjumi im qe i ëmbël” Jeremia 31:26 NKJV

Ndonjëherë gjëja më “shpirtërore” që mund të bësh është të shtrihesh herët për të fjetur dhe të zgjohesh shplodhur dhe gati për të përmbushur qëllimet e Perëndisë për ditën. Kur nuk je “i karikuar” në mënyrë të vazhdueshme, kjo dallohet në qëndrimet e tua, marrëdhëniet e tua, efektshmërinë tënde dhe shëndetin tënd. Ja pse Bibla flet për rëndësinë e gjumit: 1) “Është e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do” (Psalmi 127:2, NLT). “Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri” (Psalmi 4:8, NLT).

Gjumi është një vepër besimi: kur shkon për të fjetur, ti kupton se bota është në duart e Perëndisë, jo në duart e tua. Dhe do të vazhdojë të funksionojë mirë edhe nëse nuk je zgjuar për t’i kontrolluar gjërat. Dhe kur të zgjohesh mëngjesin e së nesërmes, ashtu siç Perëndia i dha Izraelit mana, Ai do të të japë atë që të nevojitet për ditën. Jeremia tha: “Pas kësaj unë u zgjova dhe vështrova dhe gjumi im qe i ëmbël”.

A je përpjekur ndonjëherë të lutesh ndërsa vuaje nga pagjumësia? Është e vështirë për t’u bërë. Para se Elija të mund të ishte i aftë që të shpenzonte kohë të gjata në lutje, engjëlli i Zotit e bëri që të kishte dy dremitje të gjata. Krahasojeni këtë me dishepujt në Gjetsemani, të cilët nuk mund të luteshin për shkak se vazhdonin të binin në gjumë. Është e vështirë të mendosh, të ndjesh dhe të sillesh si Jezusi kur nuk ke fjetur mjaftueshëm. Ja pse Bibla thotë: “Ai u jep pushim atyre që do” (Psalmi 127:2, NLT).