A po e përgatit veten tënde?
1. korrik e martë

“Shko në të thella dhe hidhni rrjetat tuaja” Luka 5:4

Pasi Pjetri kishte peshkuar gjithë natën dhe nuk kishte kapur asgjë, Jezusi tha: “Shko në të thella dhe hidhni rrjetat tuaja”. Pasi i shpjegoi Jezusit që nuk kishin zënë asnjë peshk, Pjetri tha: “Por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën” (v. 5). Vëre një detaj të rëndësishëm këtu. Kur Jezusi tha: “Hidhni rrjetat tuaja”, Pjetri u përgjigj: “Do ta hedh rrjetën”. Mesa duket, Jezusi kishte në mendje një zënie peshku më të madhe se Pjetri! Në fakt, atë natë ata kapën aq shumë peshq, saqë rrjetat e tyre u çanë për shkak se nuk mund ta mbanin atë sasi.

Kur medon për gjëra të vogla, ti përgatitesh në përputhje me rrethanat. Shkrimi e përshkruan Perëndinë si Atë “që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë” (Efesianëve 3:20). Si një fëmijë i Perëndisë, ti ke përbrenda vetes fuqinë për të shkuar përtej asaj që tashmë ke përmbushur dhe të bësh më shumë se sa ke ëndërruar ndonjëherë. Cili është problemi? Ai është ky: Ti mund të kesh sasinë e duhur të fuqisë, por të mungon përgatitja! Për të menaxhuar presionet që e shoqërojnë suksesin, ti duhet të jesh i përgatitur; përndryshe, suksesi mund të jetë shkatërrimi yt. Perëndia thotë se Ai është i përgatitur që të hapë portat e qiellit dhe derdhë një bekim aq të madh, saqë t’i nuk do kesh vend mjaftueshëm për ta shtënë (Shiko Malakia 3:10).

Pyetja është: a je duke e përgatitur veten për një bekim më të madh apo thjesht po kënaqesh me status quo-në? Ti thua se do sukses në punë. Prandaj, a po i mpreh aftësitë e tua duke e intensifikuar etikën tënde të punës dhe a po zhvillon mënyra të reja të të bërit të gjërave? A je i mësueshëm dhe i hapur që të punosh me të tjerët? Me fjalë të tjera, a po e përgatit veten?