Filloje ditën tënde me Zotin
28. Janar E Shtunë

“O Zot, ti në mëngjes dëgjon zërin tim” Psalmi 5:3 NKJV

Mëso zakonin e të nisurit çdo ditë me Perëndinë. Kur ta bësh, do të kesh një burim energjie nga i cili do të marrësh fuqi për gjatë gjithë ditës. Psikologët thonë se na duhen tre javë për t’u mësuar me një zakon dhe tre javë të tjera që ai të rrënjoset. Kjo do të thotë se duhet ta kalosh barrierën gjashtë javëshe. Prandaj, bëj këtë:

  1. Merr një vendim të fortë. Nëse fillon pa entuziazëm, nuk ke për të patur kurrë sukses. Bibla thotë: “Nxitni njëri-tjetrin çdo ditë” (Hebrenjve 3:13, NIV). Nëse të ndihmon, bëhu i përgjegjshëm ndaj dikujt. Kërkoi atyre të të inkurajojnë dhe të të kujtojnë për premtimin që i ke bërë Perëndisë.
  2. Asnjëherë mos bëj përjashtime. Një zakon është si një top spangoje: sa herë që të bie, disa prej fijeve zgjidhen. Kështu që mos e lejo veten të mendosh “vetëm kësaj rradhe”. Çdo vepër e dorëzimit dobëson vullnetin tënd dhe të shkakton të mbetesh prapa.
  3. Përdor çdo mundësi për të praktikuar zakonin tënd të ri. Sa herë që të të vijë dëshira për të lexuar Biblën dhe të lutesh, bëje. Mos prit; përdore atë moment për ta përforcuar. Nuk të bën dëm ta teprosh me një zakon të ri kur sapo ke filluar.
  4. Mbështetu tek fuqia e Perëndisë. Je në një betejë shpirtërore dhe mund të kesh sukses vetëm me ndihmën e Perëndisë. Mbështetu tek Ai për të të ndihmuar në zhvillimin e zakonit për lavdinë e Tij. Shkruaji fjalët e mëposhtme, shkruaj emrin tënd në fund dhe mbaji ato para vetes gjatë gjithë kohës: “Zot, unë e përkushtoj veten për të filluar çdo ditë me Ty pavarësisht çfarëdo gjëje. Dhe po mbështetem tek Ti që të më ndihmosh të jem i qëndrueshëm”. Kjo është një lutje të cilës Ai me siguri do t’i përgjigjet.