Është koha për t’u lutur (2)
19. Mars E Diel

“Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin” Psalmi 77:2 KJV

Ja dy parime të rëndësishme lutjeje: 1) Fol me Perëndinë kur të rrethojnë problemet. Nëse je si shumica e njerëzve, kohërat e mira mund të të bëjnë të besosh tek vetja në vend të Zotit. Janë kohërat e vështira të cilat të bëjnë të ulesh në gjunjë – një raport i keq mjekësor, një fëmijë i varur nga droga, një punë e humbur ose një martesë me probleme. Ky është qëllimi se pse Perëndia i lejon kohërat e vështira që të ndodhin! Ai e lë problemin që të na mundojë – jo për të na bërë të mjerueshëm, por për të na sjellë tek Ai. Osea, profeti, ka thënë: “Në mjerimin e tyre do të më kërkojnë [Zotin] me zell” (Osea 5:15 NIV). Zemra atërore e Perëndisë do mbi të gjitha që ne të qëndrojmë dhe të besojmë në Të. Dhe nëse kjo kërkon që të bëhet me anë të problemeve, Ai na do mjaftueshëm sa ta lejojë të ndodhë. Por kur ne i kthehemi Atij në mundimet tona, ne zbulojmë se Ai është “një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi” (Psalmi 46:1 NLT). 
2) Fol me Perëndinë në çdo kohë. Në librin e tij klasik të shumë lexuar, “Praktikimi i Pranisë së Perëndisë”, Vëlla Laurenci flet për lutjen si një bisedë e vazhdueshme me Perëndinë – një praktikë për të gjitha kohërat, vendet dhe rrethanat. Ndërsa po gatuante dhe lante enët, ai zbuloi se të folurit me Perëndinë është aq e kënaqshme sa koha e tij e lutjes. Ai na këshillon: “Që ne të mund ta mësojmë veten me një bisedë të vazhduar me të…në thjeshtësi. Që ne të mund të njohim vetëm Perëndinë të pranishëm me ne në mënyrë intime dhe të drejtohemi tek Ai në çdo moment”.
 Këto duken si udhëzimet e Palit në këtë temë: “Duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët” (Efesianëve 6:18 NIV).