Vetëm Jezusi mund ta kënaqë shpirtin tënd
13. maj e martë
“Për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin” Jeremia 2:13
Ne për nga natyra jemi dëshirues. Ne vazhdojmë të dëshirojmë gjëra njësoj siç edhe marrim frymë. Problemi është se kur i marrim gjërat që duam, ato nuk na japin lumturinë që kemi pritur prej tyre. Prandaj, ne vazhdojmë të kërkojmë për gjithnjë e më shumë gjëra. Dyqanet online janë në biznesin e “krijimit të nevojës”. Gjërat që i kemi vendosur në kategorinë “dëshirë” kalojnë në kategorinë “nevojë”. Por sipas një teologu, ja ku qëndron problemi: “Ne nuk ngopemi duke marrë atë që nuk na nevojitet … Pavarësisht se sa shumë kemi, ne mbetemi njerëz “që nuk mjaftohen”. Për njerëzit që nuk mjaftohen, nuk ekziston asnjë kënaqësi përfundimtare e shpirtit. Kam parë një reklamë që thoshte: ‘Dje nuk e dija që ekzistonte; sot unë s’mund të jetoj pa të’. Ky quhet miti i të pasurit më shumë, miti që një ditë më shumë do të jetë mjaftueshëm. Nëse e besojmë këtë mit, ne i kalojmë jetët tona duke kërkuar për gjënë e rradhës. Ajo mund të jetë një makinë ose një ngritje në detyrë ose dashuria e një gruaje të bukur apo një burri të psshëm. Ajo mund të jetë, në varësi të moshës tënde, një iPod ose një Lamborxhini ose një kukull Elmo Më Gududlis. Ne vazhdojmë të shpresojmë se gjëja tjetër do të jetë ajo e duhura – burimi i kënaqësisë së vërtetë për shpirtrat tanë. Për disa minuta ose mbase ditë, ne përjetojmë kënaqësi të vërtetë të shpirtit. Më pas, ajo venitet. Gjithmonë ajo venitet”.
Kupto këtë: Vetëm Jezusi mund të të kënaqë; çdo gjë tjetër zhgënjen. Perëndia tha: “Sepse populli im ka kryer dy të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh, për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin”. Nëse je i lodhur së jetuari një jetë bosh, shko tek Jezusi. Ai nuk do të të zhgënjejë.