Fillo duke thënë ‘Unë mundem’
26. Maj E Premte
‘Shumë thonë për mua: “Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë”’ Psalmi 3:2 NKJV
Mbase ti i ke dëgjuar vazhdimisht fjalët ‘ti nuk mundesh’ përgjatë gjithë jetës tënde. Shumë njerëz pëlqejnë që t’u thonë të tjerëve se ata nuk munden. Madje edhe njerëz që ti nuk do t’i konsideroje automatikisht se janë kundra teje – mësuesit, trajnerët, prindërit, anëtarët e familjes, miqtë dhe drejtuesit e grupit të kishës apo eventeve sociale, të cilët shpesh dështojnë të kuptojnë fuqinë e fjalëve të tyre tek jetët e të rinjve. Shumë prej nesh janë rritur duke menduar ‘Unë s’mundem’, kur kjo nuk ka qenë aspak e vërtetë! Pavarësisht se sa shpesh ke dëgjuar prej dikujt të të thotë se ‘ti s’mundesh’, qëndro në Fjalën e Perëndisë dhe thuaj: ‘Po, unë mundem!’. Mrekullitë vijmë me fjalën ‘mundem’ – besimi ynë se ne mund të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë përmes Krishtit që është forca jonë (shiko Filipianëve 4:13).
Perëndia beson tek ti dhe tani është koha që ti të besosh në veten tënde. Kjo është një ditë e re! Hidhe të kaluarën pas dhe gjithë vërejtjet që të lëshojnë zemrën. Fjalët që flasin dështim vijnë prej Armikut, jo prej Perëndisë, ndaj vendos që tani që të mos e lejosh më fuqinë e ‘ti s’mundesh’ që të të ndikojë. Në kundërshtim me Armikun, Fryma e Perëndisë të inkurajon dhe do bëjë çdo gjë për të të nxitur që të shkosh përpara drejt suksesit në të gjitha fushat e jetës.
Duke u përballur me sfidat e tokës së premtuar, Perëndia i tha Jozueut tre herë: ‘Ji i fortë dhe trim’ (Jozueu 1:9 NKJV). Kujtohu gjithmonë se nëse ndjehesh i dekurajuar, kjo është prej djallit. Dhe nëse ndjehesh i inkurajuar, kjo është prej Perëndisë. Vendos që të biesh dakord me Perëndinë dhe t’i thuash vetes ‘Unë mundem!’. Sot, lejoje fuqinë e Fjalës së Perëndisë që të zotërojë fuqinë e çdo fjale negative që është folur ndonjëherë për ty ose rreth teje.