Si jep rezultat besimi yt (3)
3. nëntor e hënë
“Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s'ka vepra, është i vdekur në vetvete.” Jakobi 2:17
Jakobi pyet: “Ç’dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi? Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm, dhe dikush nga ju u thothë atyre: “Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni”, dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç'dobi ka? Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s'ka vepra, është i vdekur në vetvete. Po dikush do të thotë: “Ti ke besimin, dhe unë kam veprat”; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia” (vargjet 14-18). Një sasi e madhe besimi pa veprat e përshtatshme që vijnë me të nuk është asgjë më tepër veçse besim i vdekur dhe i padobishëm. Nga ana tjetër, një masë e vogël besimi në të cilën veprohet mund të japë një mori rezultatesh (Shiko Mateu 13:31-32).
Veprat i japin jetë besimit tënd. Urdhri biblik mbi besimin është i thjeshtë por i fuqishëm. (1) Ti zgjedh të besosh në premtimin e Perëndisë dhe në fuqinë e Tij për ta përmbushur – duke e lënë “si-në dhe kur” në dorën e Tij. (2) Ti zgjedh të veprosh sipas asaj që beson para se të shohësh prova për rezultatet. (3) Perëndia i përgjigjet besimit tënd duke e mbajtur premtimin e Tij të pathyeshëm. “Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?” (Numrat 23:19). Perëndia punon duke ushtruar kapacitetin e Tij të pafundëm për të përmbushur Fjalën e Tij. Jezusi tha: “Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni” (Marku 11:24). Tani – është rradha jote për të marrë premtimin e Tij dhe për të vepruar në të.

