Beso tek Zoti në vend të njerëzve
27. shkurt e premte
“Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar” Fjalët e Urta 29:25
Ndonjëherë ne bëjmë gabimin e vendosjes së besimit tonë tek njerëzit kur ne duhet ta vendosim atë tek Zoti. Dhe meqënëse Perëndia nuk mund të dështojë, ne përfundojmë të lënduar dhe të zhgënjyer. Bibla thotë se mbreti Asa i Judës kishte një zemër të përsosur kundrejt Perëndisë. Megjithatë, kur një komb armik ngrihej kundra tij, atë e zinte paniku dhe bënte një aleancë ushtarake me një mbret tjetër. Dhe ai e bënte këtë me fonde që i merrte prej shtëpisë së Perëndisë. Sapo dëgjonte lajmin për koalicionin e Asas, armiku i tij tërhiqej. Asa e kishte gjetur zgjidhjen. Plani i tij kishte funksionuar – ose të paktën kështu dukej. Më pas, Perëndia dërgoi profetin Hanan për ta qortuar mbretin Asa. Pse? “Meqenëse u mbështete te mbreti i Sirisë dhe nuk u mbështete tek Zoti, Perëndia yt” (2 Kronikave 16:7).
Ky është shpesh halli i atyre që janë shumë logjikë dhe inteligjentë. Besimi i tyre qëndron në aftësinë e tyre për të gjetur një zgjidhje për dilemat e tyre. Hanani vazhdoi duke e qortuar Asan: “Në të vërtetë Zoti me sytë e tij shikon përpara dhe mbrapa tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij. Në këtë ti ke vepruar si një i pamend; prandaj tani e tutje do të kesh luftëra” (2 Kronikave 16:9). Më vonë, gjatë jetës, kur Asa u përball me një sëmundje që i kërcënonte jetën, “ai nuk kërkoi Zotin, por iu drejtua mjekëve” (2 Kronikave 16:12). Ata nuk mund ta ndihmonin, kështu që ai vdiq. Prandaj, fjala për ty sot është – asnjëherë mos e vendos tek njerëzit besimin që duhet ta vendosësh vetëm tek Perëndia.

