Lutu për një zbulesë të dashurisë së Perëndisë (2)
13. qershor e shtunë
“Që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit….të mund të kuptoni…cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia dhe ta njihni dashurinë e Krishtit” Efesianëve 3:17-18
Thomas Aquinas ishte një nga shkrimtarët dhe mendimtarët më të frytshëm të Mesjetës. ‘Summa Theologica’ e tij është një nga teologjitë më të gjata dhe më të qëndrueshme në histori. Por Aquinas nuk e përfundoi kurrë, për shkak të asaj që ndodhi më 6 dhjetor 1273, gjë që e bëri të ndalonte shkrimin. “Gjithçka që kam shkruar duket si shufër misri”, tha Aquinas, “në krahasim me atë që tani më është zbuluar”. Saktësisht se çfarë iu zbulua mbetet mister, por ai zbulim i vetëm tejkaloi të gjithë njohuritë që kishte fituar deri atëherë.
Pa marrë parasysh sa e lartë është IQ-ja jote, kjo është ajo që të duhet. Ti nuk je aq i mençur sa të arrish te Perëndia vetëm me arsyetim. Ti ke nevojë “që Krishti të banojë në zemrën tënde me anë të besimit” (Efesianëve 1:17). Asgjë nuk do të ndryshojë perspektivën tënde, apo edhe personalitetin tënd, si një zbulim i dashurisë së Perëndisë. Por ajo është aq e ndryshme nga mënyra se si ne japim dhe marrim dashuri në nivel njerëzor. Së pari, dashuria e Tij është e pakushtëzuar. Nuk ka asgjë që mund të bësh për ta bërë Perëndinë të të dojë më shumë ose më pak, sepse Ai tashmë të do plotësisht dhe përjetësisht. Edhe kur ti nuk i përgjigjesh dashurisë së Tij, kjo nuk e pengon, nuk e zvogëlon dhe nuk e devijon dashurinë e Tij. Përkundrazi, e thekson atë. “Ndërkohë që ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8). Është e lehtë të duash të tjerët kur janë në gjendjen e tyre më të mirë. Por kur janë në gjendjen e tyre më të keqe? Jo aq shumë. Por kjo është provë e dashurisë së vërtetë. Dashuria jonë zakonisht është reaktive, por dashuria e Perëndisë është proaktive. Ai na do kur ne e presim më pak dhe kur e meritojmë më pak.

