Zoti bekon punën, jo përtacinë
16. Shtator E Shtunë
‘Se po qe se ndonjë nuk do të punojë, as të mos hajë’ 2 Thesalonikasve 3:10 NIV
Ndjeshmëria pa llogaridhënie është vetëm indulgjencë. Bibla mëson se kemi përgjegjësinë të ushqejmë ata që vërtet janë të uritur dhe nuk mund t'i sigurojnë vetes ushqim. Por le t'i pranojmë faktet, ka njerëz që më mire do të zgjedhin të vuajnë urie se sa të shkojnë të punojnë. Salomoni shkruan: ‘Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria’ (Fjalët e Urta 19:15, NKJV). Shekuj më vonë, apostulli Pal qe edhe më i qartë: 'Sepse edhe kur ishim me ju, ju dhamë këtë rregull: ‘Se po qe se ndonjë nuk do të punojë, as të mos hajë’. Dëgjoni se çfarë thotë Salomoni për përtacin: ‘Përtaci nuk e pjek gjahun e tij.’ (Fjalët e urta 12:27 NKJV). ‘Përtaci e zhyt dorën e tij në pjatë, por nuk arrin as ta çojë në gojë’ (Fjalët e Urta19:24 NKJV).
Fjala është për përtacinë! Ai dëshiron bukën e tij me gjalpë, por dëshiron që dikush tjetër t’ja lyejë bukën me gjalp. Nëse ai vret një dre gjatë gjuetisë, as do ta pastrojë mishin dhe as do ta gatuajë; ai dëshiron që dikush tjetër t'ja gatuajë dhe t'ja shërbejë atij. Për çfarë flet Bibla këtu? Flet për personin që asnjëherë nuk fillon një punë; dhe nëse i jep një punë ai ose nuk do ta përfundojë atë ose do ta bëjë vetëm gjysmë. Pastaj Salomoni e përfundon me një goditje të fundit.’ Dëshirat e përtacit e vrasin atë, sepse duart e tij nuk pranojnë të punojnë’ (Fjalët e Urta 21:25 NKJV). Nuk ka dy mënyra për të treguar; nëse dëshiron bekimin e Perëndisë në jetën tënde, duhet të jesh i gatshëm të punosh!