Të zbulosh skemat e Satanit (1)
6. dhjetor e premte

“… që të mos na mposhtë Satanai, sepse ne i dimë qëllimet e tij” 2 Korintasve 2:11

Bibla e quan Satanin intrigant. Tani, kur dikush komploton kundër teje dhe ti nuk e di, ti nuk merr masa mbrojtëse dhe mund të përfundosh i lënduar. Një nga skemat më efikase të Satanit është ta bëjë ndikimin e tij në jetët tona të duket i vogël. Dhe ai e bën këtë që të na e hedhë. Por Bibla thotë: “Sepse ne i dimë qëllimet e tij”. Bibla flet për gjëra të cilat ndodhin në botën e padukshme, efektet e të cilave ndjehen në botën e dukshme.

Një ditë, ndodhi një bisedë midis Perëndisë dhe Satanit. Mbi çfarë? Mbi gardhin e mbrojtjes dhe bekimit që rrethonte jetën e Jobit. Satani i tha Perëndisë: “Nëse e heq atë gardh, ai nuk do të të shërbejë ty” (shiko Jobi 1:10-11). Kështu që Perëndia e hoqi dhe Satani sulmoi financat, fëmijët dhe shëndetin e Jobit. Edhe pse mendja e Jobit ishte e mbushur me pyetje pa përgjigje, besimi i Tij në mirësinë e Perëndisë qëndroi i fortë dhe ai përfundoi duke patur dyfishin e asaj që kishte.

Mund të jetë shmangie që t’ja hedhësh fajin për çdo gjë Satanit, por është gabim trashanik të mos e dallosh kur ai po vepron në rrethanat e tua. Kur i ndjen efektet e sulmit të tij por nuk e gjen dot burimin e tyre, ai mund të të mposhtë. Pse? Sepse nuk di se si t’i dalësh kundra dhe të përdorësh armët që Perëndia të ka dhënë. Ti ke Fjalën e Perëndisë: “shpatën e Frymës” (Efesianëve 6:17). Por deri sa ta identifikosh Satanin si burimin e problemit tënd, është njësoj si të luftosh me sy mbyllur dhe shpata jote po lëkundet në çdo drejtim në vend që të shënjestrojë Satanin dhe ta mposhtë atë.