Rindërto martesën tënde (1)
4. tetor e premte

‘Ju burra, gjithashtu, jetoni me gratë tuaja me urtësi’ 1 Pjetrit 3:7

Një pastor këshillon: ‘Për të rifituar intimitet të vërtetë fizik dhe emocional, për të rivendosur afrimitetin që ndanit më parë, ti duhet të jesh i gatshëm të rihapësh zemrën tënde dhe shpirtin tënd’. Nëse ti je lënduar, kjo nuk është e lehtë. Por ti duhet të jesh i gatshëm që të rrezikosh të ekspozosh veten drejt së panjohurës në mënyrë që të rilidheni më njëri-tjeritn. Ai vazhdon: ‘Risjellja e një martese nga pragu i divorcit nuk është e thjeshtë; në çdo bashkim ka konsiderata unike të cilat duhet të zgjidhen … Qoftë nëse problemet në martesën tuaj rrjedhin nga rrethanat e jashtme, si të humbasësh një punë ose nënshkrimi i mbylljes së një shtëpie, ose problemi me marrëdhënien, si një tradhëti ose probleme me varësinë, ti mund ta rindërtosh marrëdhënien vetëm duke rigjallëruar atë çfarë kishit dhe duke u rilidhur me njëri-tjetrin … Hapi i parë në rilidhjen me partnerin tënd është që të praktikosh artin e njohjes së personin tjetër’.

Bibla na thotë: ‘Trajtoje gruan tënde [ose burrin] me mirëkuptim ndërkohë që jetoni bashkë’. Dhe ‘mirëkuptimi’ i nevojave të partnerit tënd kërkon kohë, vëmendje dhe përpjekje. Shërbestari shton këtë: ‘Ajo që ndodh zakonisht kur ne përpiqemi të kuptojmë dikë për herë të pare, është që ne i vëmë ata në një kuti duke u bazuar në atë që ne mendojmë se ata janë. Më pas, ne i vëmë një etiketë kutisë që ne shpresojmë se ata do të ndjekin gjatë gjithë jetës së tyre. Të njohësh dikë me të vërtetë nuk është të vendosësh se kush ai/ajo duhet të jetë dhe më pas të presim që ai/ajo të qëndrojë ashtu përgjithmonë. Misteri i të njohurit dikë kërkon angazhim të përjetshëm të të mësuarit’. Nëse ti je serioz në ndërtimin e martesës tënde, atëherë bëje ‘mirëkuptimin’ e njëri-tjetrit përparësinë tënde më të madhe.

 

Mirënjohje

4 Tetor: Jakes, 64 Mësime Për Një Jetë Pa Kufij, 177-178.