Jepi fëmijëve të tu bindje përmes të cilave të jetojnë
15. prill e hënë

“Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde; do t'ua ngulitësh bijve të tu” Ligji i Përtërirë 6:6-7 NIV

A po përpiqesh që t’i mbash fëmijët e tu të mbyllur në mënyrë që t’i mbash ata larg telasheve? Kjo nuk do të funksionojë. Ti nuk po i ruan ata nga telashet, thjesht po i vonon ato. Gjërat si orari, kodi i veshjes, përdorimi i internetit dhe kontrollimi i miqve të tyre janë pjesë e prindërimit të mirë. Por kur ti nuk je rreth tyre për t’i udhëhequr, ata kanë nevojë për parime të shëndosha me anë të të cilave të jetojnë. Dhe këto parime mund të gjenden në Fjalën e Perëndisë: “Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde; do t'ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh. Do t'i lidhësh si një shenjë në dorë, do të jenë si shirita midis syve dhe do t'i shkruash mbi pllakat e shtëpisë sate dhe mbi portat e tua” (v. 6-9 MSG).

A nuk është interesante se si çdo brez pasardhës e sheh atë të mëparshëm si të dalë jashtë mode dhe të vjetëruar? Dhe kjo nuk është e gjitha e keqe. Çdo brez beson se ekziston një mënyrë më e mirë për t’i bërë gjërat dhe ky është themeli për progres. Kjo është arsyeja pse të shkosh nga New York City në Los Angeles merr gjashtë orë me avion në vend të tre javëve me anije. Fjala e Perëndisë mund t’i qëndrojë sprovës së shqyrtimit. Prandaj, në vend që t’ua mbyllësh gojën, ftoji fëmijët e tu që të bëjnë pyetje dhe të sfidojnë supozimet, e më pas ndihmoji ata që të jetojnë përmes bindjeve të themeluara tek Shkrimi. Si një prind, nuk ka dhuratë më të madhe që mund t’u japësh atyre.